Kaka tregon momentin më të veçantë në karrierë

Një nga legjendat e Brazilit, Rikardo Kaka, i bashkohet yjeve të cilët kanë braktisur futbollin.

Duke e nisur nga Sao Paulo, për të vazhduar me Milanin, Real Madridin dhe në fund Orlandon, mesfushori Kaka ka arritur të fitojë shumë trofe të rëndësishëm, duke filluar nga kampionatet e deri tek Liga e Kampionëve.

Kaka ka zgjedhur momentin me Brazilin, si më të veçantin në jetën e tij.

“Kam arritur të fitojë shumë trofe, por të fitosh Kupën e Botës, është maksimumi që mund të arrijë një futbollist. Më kujtohet Botërori i 2002, pasi isha i ri dhe kisha pak shanse për të luajtur”, është shprehur Kaka.