Ja çfarë thotë Strakosha për Berishën pasi pranoi 3 gola nga skuadra e tij

Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha kanë qenë përballë njeri-tjetrit në ndeshjen e djeshme që Lacio ka luajtur ndaj Atalantës dhe ka përfunduar në barazim 3-3.

Dy portierët e Kombëtares Shqiptare kanë qenë përballë njeri-tjetrit dhe kanë pësuar numra golash të njëjtë, megjithatë sipas mediave italiane, “gardiani” i Lacios ka fituar duelin me Berishën.

Në një deklaratë për mediat italiane pas ndeshjes, Strakosha është shprehur:

“Nuk kam menduar për asnjë moment gjatë sfidës për Berishën, apo duelin mes nesh. Isha i përqendruar te takimi dhe me vjen keq që nuk arritëm të fitonim. Jam krenar që jam pjesë e Lacios dhe shpresoj që të arrijmë në zonën Champions”.