Gjigandi anglez ja rremben Mauro Icardin klubit mbreteror!

Manchester United është futur “papritur” në garë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Argjentinasi është i lidhur me kalimin në Real Madridi muajin që vjen, madje, sipas mediave spanjolle, madrilenët janë gati t’i investojnë rreth 100 milionë euro për Icardin, shkruan KosovaPress.

Por, raportohet se krerët e ‘Djajve të Kuq’ kanë nisur kontaktet me Interin për transferimin e argjentinasit.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ thuhet se është duke përgatitur mega-ofertën për Icardin në vlerë 140 milionë euro, të cilin synon ta blejë verën që vjen.