Conte tregon nëse do të largohet nga Chelsea

Trajneri italian nuk i ka pranuar mirë pyetjet rreth largimit të tij nga ‘Blutë’ Spekulimet se Antonio Conte do të largohet nga Chelsea në fund të stinorit, i ka mohuar vetë italiani, i cili u ka kërkuar gazetarëve që mos t’ia bëjnë më këtë pyetje.

Conte ka kërkuar nga gazetarët që të tregojnë respekt ndaj tij dhe punës që ai po bën me Chelsean e mos të merren me këto zëra, që sipas tij mund të ndikojnë te lojtarët e ekipit.

“Çdo ditë ka spekulime për të ardhmen time”, u ka thënë Conte gazetarëve. “Kjo nuk është e drejt pasi mendoj se meritoj pak respekt nga ju, për atë që kam bërë sezonin e shkuar dhe atë që po bëj në këtë stinor”.

“Të lexosh çdo javë lajmet e njëjta: ‘Ky do të jetë trajneri i ri i Chelseat stinorin tjetër’, mund të ketë ndikim negativ te lojtarët dhe të na hap probleme brenda skuadrës”, ka theksuar Conte. Nën drejtimin e italianit, Chelsea sezonin e shkuar ka fituar titullin e kampionit në Premier Ligë.